Harduer

Laptopi Lenovo N20p mund të rrotullohet 300 gradë

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Laptopi Lenovo N20p mund të rrotullohet 300 gradë

lenovo_n20p_chromebook_tent_mode-100409747-largeModeli i laptopit Lenovo N20p është me të vërtetë një pajisje teknologjike novatore. Dizajni i këtij modeli e lejon ekranin të lëvizë me 300 gradë. Ju mund ta lëkundni ekranin sa të doni në çdo kënd të mundshëm brenda 300 gradëve.

Lenovo e quan atë të përkryer për të parë filma apo bërë prezantime dhe imazhi lëviz automatikisht në varësi të ekranit. Kjo veçori e vë në krye të listës së laptopëve, me një çmim prej 329 dollarë. Sigurisht që për kaq ja vlen dhe kompania mburret dhe me 10 pikë për sa i përket prekjes, gjë kjo goxha e rrallë në seritë e laptopëve.

Ju mund të navigoni në Google Chrome nga çdo kënd me gishtat tuaj. Nëse ju e ktheni ekranin nga ana e kundërt e tastierës atëherë një tastierë virtuale do t’ju shfaqet në ekran. N20p ka një ekran 11.6 inç me rezolucion 1366 x 768. Ndriçimi dhe efektet e dritës janë të cilësisë së mesme.

Xhami shumë i ndritshëm mund të sjellë reflektime të shumta, gjë që është pak bezdisëse. Për sa i përket performancës ka 2.16GHz Intel Celeron N2830 dhe 2GB of DDR3L/1333. Zhgënjyes është fakti se përmban dy boxe të vegjël që nuk kanë shumë kualitet të mirë zëri. Ndërsa jeta e baterisë është e mirë, pasi Lenovo premton 8 orë bateri. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>