Harduer

Laptopi më i hollë Windows 8 vjen nga Inhon

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Laptopi më i hollë Windows 8 vjen nga Inhon

lapotop win 8Kompania Tajvaneze Inhon ka nxjerrë notebook-un më të hollë dhe më të lehtë me sistem operativ Windows 8.

Pajisja quhet Blade 13 Carbon dhe peshon vetëm 860 gramë si dhe është i trashe 10.7mm.

Njësoj siç sugjeron dhe emri, laptopi është i veshur me fibra karboni si dhe mbështjellje magneziumi për tastierën.

Notebook-u nuk vjen me touchscreen, por ka një ekran 13 inç i cili ka mbështetje rezolucioni 1080p.

Gjithashtu vjen me një Intel Core i5 ose i7, 128 ose 256 GB SSD si dhe 4 GB RAM. Çmimi i notebook-ut fillon nga 1350 dollarë dhe pritet të dalë në Tajvan në muajin qershor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>