Harduer

Laptopi i mrekullueshëm Dell XPS 13 vjen edhe në formën e një hibridi 2n1

Jan 2 2017
0 Shpërndarje
Laptopi i mrekullueshëm Dell XPS 13 vjen edhe në formën e një hibridi 2n1

dell-xps-13-2-in-1-image-100701328-largeNjë laptop brilant, i tillë ka qenë gjithnjë Dell XPS 13 dhe tashmë do të jetë i disponueshëm në formën e një hibridi 2n1.

Me çmim fillestar prej 99 dollarësh, XPS 13 2n1 del në shitje këtë muaj. Pikërisht për zhdërvjelltësinë që të ofron si hibrid u kushton 200 dollar më shumë se një laptop “normal” XPS 13.

Në pamje të parë ngjan terësisht me një laptop XPS 13 ku vetmja gjë që ka ndryshuar është boshti qëndror i palosjes. Tani mund të rrotullohet 360 gradë për të marrë formën e një tableti.

Peshon 1.24 kilogam dhe ka ekran 13,3 inç rezolucioni i të cilit është 3200 x 1800 piksel. Ngjyrat janë të forta dhe të qarta, video luhen pa ngecje ndërsa një opsion 4K nuk është i mundur. Jetëgjatë e baterisë arrin në 15 orë po ndryshon sipas përdorimit.

Në performancë, XPS 13 2n1 ka bërë hapa prapa krahasuar me laptopin. Edhe pse ka gjeneratën e shtatë të procesorëve Intel Core i5-7Y54 dhe Core i7-7Y75, nuk janë aq të shpejtë sa ato Kaby Lake të laptopëve XPS 13.

Ndër të tjera XPS 13 2n1 vjen me wireless 802.11ac, Thunderbolt 3, microSD, dhe dy porta USB-C 3.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>