Harduer

Laptopi Surface është i pariparueshëm

Jun 18 2017
0 Shpërndarje
Më në brendësi edhe komponentët ishte akoma edhe më të vështirë për tu hequr. Laptopi Surface është i pariparueshëm

Microsoft nxori në shitje ditën e djeshme laptopin e ri Surface, një prej produkteve më të vlerësuara falë balancës së duhur që ofronte mes fuqisë, portabilitetit dhe dizajnit.

Por sipas specialistëve të iFixit, laptopi gjithashtu ishte tejet i vështirë për tu riparuar. Ai nuk ka pothuajse asnjë vidhë dhe mënyra e vetme për të hapur kapakët e pasëm ishte përmes shqyerjes së alkantarës me forcë.

Më në brendësi edhe komponentët ishin akoma edhe më të vështirë për tu hequr. Tastiera është e vulosur dhe bordi qëndror është i mbuluar nga jastekë termalë.

Ekipi arriti në përfundimin gjithashtu se nuk mund të shkëputin baterinë pa hequr më parë disa komponentë të tjerë. Përfundimisht ky kompjuter i ri merr vlerësimin më të ulët të riparimit me 0 pikë nga 10 pikë.

Ky vlerësim është edhe mëposhtë vlerësimi prej 1 pike që mori Surface Book. iFixit thotë se laptopi nuk është dizajnuar për tu riparuar dhe përdoruesit nuk kanë mundësi të shtojnë as RAM e as grafika. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>