Harduer

Laptopi i parë 3D Vision do të paraqitet në muajin e ardhshëm

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
Laptopi i parë 3D Vision do të paraqitet në muajin e ardhshëm

Nvidia dhe Asus së bashku gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se laptopi i parë 3D Vision do të debutojë së shpejti (bëhet fjalë për produktin e quajtur Asus G51J3d). Laptopi përmban një panel 120 Hz të aftë për 3D Vision dhe një palë syze 3D Vision. Asus tha se laptopi do të paraqitet në dyqane në dhjetor të këtij viti, ndërsa në anën tjetër prodhuesit si Clevo dhe të tjerët, do të prodhojnë laptop 3D Vision në vitin 2010.

“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar të sjellim laptopin e parë Nvidia 3D Vision në treg” tha P. Wang, zëvendës president i korporatës dhe menaxher gjeneral, i njësisë së biznesit të laptopëve pranë grupit të biznesit të sistemeve të Asus. “Nvidia dhe Asus kanë pasion për lojëra dhe teknologji të shkallës së lartë, dhe ky është një shembull tjetër sesi dy kompani të fuqishme punojnë së bashku dhe sjelli platforma të reja dhe të jashtëzakonshme tek konsumatorët tanë të kombinuar”.

Specifikat teknike ishin të cunguara sa i përket detajeve. Laptopi i Asus do të ketë një CPU Intel Core i7 me 1.6 Ghz, një GPU GeForce GTX 260 M dhe një ekran 15.6 inç që punë në rezolucion natyral prej 1366 x 768 piksela. Laptopi gjithashtu mund të ketë deri në 4GB RAM dhe opsione për kapacitet të ruajtjes së të dhënave mes 250 GB dhe 500 GB. Për njësitë optike, Asus ofron edhe DVD dhe Blu-ray.

Teknologjia 3D Vision e Nvidia-së, është një kombinim i wireless-it, xhamave të teknologjisë së lartë, transmetuesit të rrezeve të kuqe me fushëveprim të gjerë dhe softuerit, që transformon lojërat kompjuterike në “eksperienca të plota stereoskopike”. Resident Evil 5, Borderlands, World of Warcraft: Wrath of the Lich King, Batman: Arkham Asylum dhe Star Trek D-A-C, veçse përkrahin 3D Vision. Nvidia ka bërë të ditur se më shumë se 400 lojëra për kompjuter veçse janë të gatshme për këtë veçori.

Lajmet e fundit>