Softuer

Lara Croft and the Guardian of Light do të lansohen me një veçori minus

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
Lara Croft and the Guardian of Light do të lansohen me një veçori minus

Joystiq ka raportuar se versioni për Xbox 360 do të ofrohet për shitje pa veçorinë për bashkëpunim online (online co-op), kur do të lansohen me 18 gusht. Veçoria është shtyrë dersia loja të paraqitet në PSN dhe Steam në muajin shtator, moment kur loja do të ofrohet edhe për të tre platformat së bashku me funksionalitetin për zë dhe tablea liderësh online. Bashkëpunimi lokal online do të ofrohet menjëherë në ditën e lasnimit.

“Ne së fundi kemi marrë një vendim sepse ne ishim të fokusuar në atë sesi mund të sjellim përvojën më të mirë tek lojtarët. Nëse ne do të kishim lansuar online co-op, ne nuk do të kishim ndenjën se çdo gjë është ashtu siç duhet dhe se ndoshta kjo nuk do të jetë përvoja më e mirë për lojtarin” shpjegoi drejtori global i markës Crystal Dynamics, Karl Stewart.

“Ky është titulli ynë i parë digjital dhe ne dëshirojmë që përvoja tek lojtarët të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm”.

Siç po tingëllojnë gjërat online co-op nuk ishte gati për lansim. E në vend që të shtyjë paraqitjen e tërë lojës, Crystal Dynamics vendosi që të vonoj vetëm këtë veçori.
Lara Croft do të ofrohet në treg me 18 gusht si pjesë e promocionit veror të Microsoft, “Microsoft’s Summer of Arcade”. Në PSN dhe Steam do të paraqitet me 28 shtator, moment në të cilin online co-op do të ofrohet si veçori e plotë për të tre platformat.

Lajmet e fundit>