Lajmet

Largohet mundësia për të parë fotografitë e Instagram brenda Twitter

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Largohet mundësia për të parë fotografitë e Instagram brenda Twitter

Instagram copëzoi mbështetjen për kartat e Twitter-it të dielën, kështu që fotografitë nga shërbimi për shpërndarje të fotografive më nuk paraqiten në furnizuesin me përditësime në rrjetin Twitter.

Fotografitë e Instagram ende janë të qasshme përgjatë Twitter-it, përgjatë lidhjeve të përfshira në cicërima.

“Instagram ka ndalur integrimin e fotografisë me Twitter” raportohet nga shërbimi i faqe në një përditësim të bërë.

Si rezultat, fotografitë më nuk paraqiten në cicërima ose në galeritë e fotografive të përdoruesve.

“Derisa cicërimi i lidhjeve për fotografitë në Instagram ende është i mundshëm, ju më nuk do të jeni në gjendje që të shihni fotografitë në Twitter, siç ishte rasti më parë”,- deklarohet në këtë përditësim. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>