Ja se si

Largoni varësinë nga aplikacionet duke i bërë me fjalëkalime

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Largoni varësinë nga aplikacionet duke i bërë me fjalëkalime

Nëse jeni njëri nga ata njerëz që nuk mund ta largoni veten nga telefoni, bloguesi Jeff VanNeiulande ofron një sugjerim të thjeshtë: “Mbroni me fjalëkalime aplikacionet tuaja, kështu që ato bëhen më pak joshës për t’u përdorur”.

Duke i vendosur aplikacionit një fjalëkalim të gjatë, të lodhshëm, ju jo vetëm që do të keni më pak dëshirë të futeni në atë aplikacioni, por edhe do t’ia rikujtoni vetes varësinë nga e cila dëshironi të largoheni.

Sidomos vendosja e një fjalëkalimi të gjatë, mund të ndikojë që mos të jeni shumë të apasionuar pas disa aplikacioneve dhe si rrjedhoje edhe pas telefonit. Edhe për iOS edhe për Android ekzistojnë shumë metoda për kyçjen e aplikacioneveme fjalëkalime , por ja disa që iu këshillojmë:

Në iPhone, ju duhet ta keni bërë një metodë të tillë më parë. Thjesht mund të shkarkoni një aplikacion si LockDown Pro. Ai kushton 2.99 dollarë, por është vërtet i lehtë për t’u përdorur: vetëm instalojeni atë, hapni opsionet në Settings të iPhone dhe vendoseni fjalëkalimin tuaj. Ju ose mund t’i bllokoni të gjitha aplikacionet, ose të shtypni dhe mbani një ikonë në ballinë për të shkuar në “jiggle mode” dhe të bllokoni ndonjërin nga aplikacionet.

Në Android, shumica e aplikacioneve mundësojnë vetëm fjalëkalime të bazuar në mostra ose në numra, që nuk funksionon sipas nevojave tona. Kështu që si sugjerim po përmendim Smart AppLock.

Vetvetiu, ai bllokon aplikacionet tuaja me një model, por ju mund ta ndryshoni atë me një fjalëkalim në opsione (ai iu mundëson fjalëkalimet deri në 16 karaktere ose më të shkurtër, por kjo mund të jetë e mjaftueshme për të ju frenuar). Kështu, vetëm caktoni fjalëkalimin tuaj dhe “tregoni” atij se cilat aplikacione dëshironi t’i bllokoni.

Nëse dëshironi, ju mund të merrni versionin “Pro” që kushton 1.99 dollarë për t’u liruar nga reklamat. Sapo të keni përzgjedhur aplikacionet sipas dëshirës, ju do të vëreni se hapja e tyre do të kërkojë shkrimin e një fjalëkalimi për të hapur aplikacionet bezdisëse. Mbesim me shpresë që kjo metodë mund të ju shërbej edhe juve që të largoni varësinë nga Facebook, Instagram dhe aplikacione të tjera që iu tërheqin vëmendjen nga gjëra më të rëndësishme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>