Vëzhgim

Larry Page e dinte për reklamat e jashtëligjshme

Aug 30 2011
0 Shpërndarje
Larry Page e dinte për reklamat e jashtëligjshme

Peter Neronha, i cili është zyrtar i departamentit amerikan të drejtësisë, ka treguar për Wall Street Journal që Page ishte në dijeni që Google po i shiste hapësirë reklamimi farmaceutistëve.

Komentet e tij vijnë pasi që Google paguajti 500 milionë dollarë për të vendosur rastin me Departamentin e Drejtësisë. Departamenti i Drejtësisë tha që sasia e vendosjes mbuloi përfitimin e bërë nga Google duke i vendosur reklamat nga ndërmarrjet  farmaceutike që i kishin vendosur reklamat.

“Larry Page e dinte se çfarë po ndodhte. Ne e dimë këtë nga hetimi. Ne thjesht e dimë atë nga dokumentet që i vëzhguam, dëshmitarët që ishin intervistuar, që Larry Page e dinte se çfarë po ndodhte” tha Neronha, e cila është avokate për Rhode Island, në një deklaratë për Wall Street Journal.

Përveç këtyre ndalimeve të fuqishme, Departamenti i Drejtësisë nuk do të qortojë Page-in as të nuk do të japë informacion shpjegues për dokumentet që provojnë se Page e dinte rreth reklamës, pasi që rasti është zgjidhur.

Ndërkohë, Google, në kohën e caktimit, kishte thënë që e merr përgjegjësinë e plotë për reklamat dhe gjithashtu pranonte që nuk do të duhej t’i lejonte ato në vendin e parë. Siç duket, rasti është caktuar që të mos e shqetësojë CEO-n./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>