Intervista

Larry Page: Facebook është duke bërë një punë të keqe në produktet e tij

Jan 18 2013
0 Shpërndarje
Larry Page: Facebook është duke bërë një punë të keqe në produktet e tij

Shefi ekzekutiv i Google, Larry Page, ka prekur shumë gjëra në një intervistë me Steven Levy të Wired, por ajo që ka shkaktuar habi është thumbimi i tij ndaj rrjetit social Facebook.

“Po, ata janë një ndërmarrje që është e fuqishme në atë hapësirë”,- thotë ai. “Por ata gjithashtu janë duke bërë një punë vërtet të keqe në produktet e tyre. Që ne të kemi sukses, a është e nevojshme që disa ndërmarrje të tjera të dështojnë? Jo. Ne në fakt jemi duke bërë diçka tjetër.”

Fatkeqësisht, Page nuk tregoi se nga cilat produkte është më së shumti i impresionuar. Intervista ishte kryer përpara paraqitjes së Graph Search gjatë kësaj jave, në të cilën Facebook-u filloi një përpjekje të ndërmarrjes për të shkelur në biznesin thelbësor të Google.

Në çdo rast, Page thotë që përpjekja e rrjetit shoqëror, Google+, ende ka hapësirë për t’u rritur. “Unë mendoj që është mizore të thuhet që ka hapësirë vetëm për një ndërmarrje në këto fusha”,- i tha ai Levy-it.

“Kur ne filluam me kërkimin, çdo kush tha, “Ju djema do të dështoni, tashmë janë pesë ndërmarrjes së kërkimit”. Ne thamë, “Ne jemi një ndërmarrje kërkimi, por ne jemi duke bërë diçka tjetër. Kjo është se si unë i shoh të gjitha këto fusha.”

Pse Google+ mund ta mposhtë Facebook-un?

Nëse asgjë tjetër, komentet e Page-it vendosin presion në skuadrën e Google+ për të mundësuar disa impresione gjatë vitit 2013. Është e lehtë që të quhen të këqija produktet e sfiduesve, por rrit pritjet për produktin tënd.

Dhe duke e ditur që Google+ ende çalon për t’i ikur gjendjes së nisjes, tani mund të jetë koha më e mirë për të bërë një shqyrtim të shtuar. (PC World Albanian)

Larry Page

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>