Lajmet

Larry Page flet për synimet e tjera të Google

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Larry Page flet për synimet e tjera të Google

charlie-larry-h1Google është një kompani që njihet për guximin e saj, ide të veçanta dhe makina që ecin vetë apo dhe tullumbace që shpërndajnë internetin, dhe mbase është kompania më largpamëse në botë për vizionet e saj.

Këto janë disa nga cilësimet e Larry Page për kompaninë që ai drejton. Vetëm pak ditë më parë, Ekzekutivi i kompanisë Google, Larry Page, pati një dalje publike të rrallë, duke folur për të ardhmen e Google në konferencën TED 2014 në Vankuver.

E gjithë intervista, drejtuar nga Charlie Rose, zgjati rreth 20 minuta dhe tashmë është e disponueshme edhe online. Në këtë intervistë Larry Page flet për të ardhmen e kompjuterëve, ndan mendimet e tij rreth akteve të NSA-së dhe informacionit tonë personal, plus që ai përmend edhe Android-n gjithashtu.

Mbase fokusi më i madh i diskutimeve të tij ishte sesi të bëhej e mundur që kompjuterët të na kuptonin ne më mirë dhe çfarë përfitimesh marramendëse do sillte kjo për ne. Tani për tani, njerëzit nuk janë duke dashur të ndajnë  të dhënat e tyre më kompani si Google e cila bën para nga reklamat (përdor të dhënat tuaja për t’iu shfaqur reklamat që mund t’ju interesojnë), duke u frikësuar për sigurinë e të dhënave të tyre personale.

Gjithsesi, është gjithashtu e lehtë të vëreni të gjitha të mirat që ju sjell ndarja e të dhënave në kompjuterin tuaj, citon Page. Për këtë dhe çdo gjë tjetër që Larry Page ka folur mund të ndiqnin videon e mëposhtme, me intervistën e plotë të shefit ekzekutiv të Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>