Vëzhgim

Larry Page: Google+ ka mbi 10 milionë përdorues

Jul 17 2011
0 Shpërndarje
Larry Page: Google+ ka mbi 10 milionë përdorues

CEO i ndërmarrjes Google, Larry Page, e pranoi parashikimin e përdoruesit e këtij rrjeti. Më shumë se 10 milionë përdorues të këtij rrjeti shpërndajnë më shumë se 1 miliardë gjëra çdo ditë, tha Page, duke treguar për një aktivitet të lartë të përdoruesve të regjistruar.

Facebook dhe Twitter tani për tani udhëheqin: Twitter ka më shumë se 300 milionë përdorues, ndërsa Facebook më shumë se 750 milionë. Që të dy këta rrjete, kaluan më tepër kohë për të mbërrirë 10 milionë përdorues, por kët ndërmarje në fillim ishin të vogla, ndërsa Google është një ndërmarrje e madhe – këtë e tregon edhe vetë gjendja financiare e saj.

Google+ është ende në fazën testuese me qasje të kufizuar. Kufizimi që i lejon njerëzit që të regjistrohen vetëm me ftesa, e ka rritur numrin e të regjistruarve. Faqja tani është rrjeti më së shpejti i rritur brenda një kohe shumë të shkurtër, duke mbërrirë 1 milion dhe 10 milionë përdorues, shumë shpejt. Dhe, nëse CEO i Idealab, Bill Gross e ka mirë, atëherë, Google+ mund të arrinte 100 milionë përdorues më shpejt se çdo rrjet tjetër në histori./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>