Lajmet

Larry Page: Jam i zhgënjyer nga roli i qeverisë amerikane në programet e sigurisë

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Larry Page: Jam i zhgënjyer nga roli i qeverisë amerikane në programet e sigurisë

13272959294_3b39de5e80_b.0_standard_800.0Bashkëthemeluesi dhe CEO i Google, Larry Page, tha gjatë të mërkurës që është “i zhgënjyer” nga roli i qeverisë amerikane në programet e sigurisë që janë zbuluar së fundi. Në një intervistë me Charlie Rose në skenën e konferencës vjetore TED, që është duke u zhvilluar në Vankuver të Kanadasë gjatë kësaj jave, Page tha që qeveria amerikane i ka bërë vetes “një dëmtim të tmerrshëm” duke i mbajtur të fshehta programet e caktuara nga Google dhe kompanitë e tjera të teknologjisë. “Unë nuk mendoj që ne mund të kemi një demokraci nëse duhet të ju mbrojmë juve dhe përdoruesit tanë nga gjërat për të cilat kurrë nuk kemi biseduar,” tha Page, duke shtuar që ai dëshironte që të kishte më tepër transparencë rreth punëve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe pse qeveria është duke i bërë ato.

Sidoqoftë, Page tregoi për rëndësinë e grumbullimit të disa të dhënave më pak private. Duke cituar kohën kur ai kishte kuptuar që e kishte humbur zërin, Page tha që do të mund të kishte “të mira të shumta” në ofrimin e më tepër informacioneve mjekësore për doktorët. “A nuk do të ishte e mahnitshme nëse regjistri mjekësor i çdokujt të ishte në dispozicion anonimisht për doktorët hulumtues?” pyeti Page.

Së bashku me privatësinë, Page adresoi shkurtimisht edhe Deep Mind, që është kompani e inteligjencës artificiale e blerë nga Google gjatë janarit. Page tregoi që sistemi kishte mësuar t’i luante video lojërat e vjetra prej 8 bitësh me performancë super-njeriu dhe pa mbikëqyrje. “Ne nuk kemi qenë në të vërtet në gjendje të bëjmë gjëra si këto më parë,” tha Page. “Për mua, kjo është njëra nga gjërat më ngazëlluese që kam parë në një kohë të gjatë.” (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>