Harduer

Laser i dorës, inspiruar nga Iron Man

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Laser i dorës, inspiruar nga Iron Man

Pa marrë parasysh sesa të moshuar bëheni, laserët gjithnjë janë argëtues. Dhe nëse shikoni edhe ju videon e mëposhtme atëherë do të bindeni edhe vet se janë gjë argëtuese.

Projekti më i ri Laser Glove MK III, është dizajnuar nga tekniku laboratorik gjerman Patrik Priebe, dhe bazohet në armatimin e dorës së Iron Man. Me një dizajn në formë të shkronjës C dhe me një montim të lehtë në dorë, laseri shënjestrën e merr direkt nga pëllëmba e dorës, dhe veçohet me një diodë laserike prej 1000 mW 445 nm, që ka fuqi të mjaftueshme për të verbuar dikë menjëherë. 

Fuqizuar nga dy bateri litium-jon që janë të vendosura në pjesën e sipërme të dorëzës, MK III ka nevojë për vetëm 7.4 volt elektricitet. Sipas Hack a Day, kjo i mjafton laserit në fjalë të jetë po aq i fuqishëm se WIckedLasers Spyder 3 Arctic – THE. 

Priebe nuk ka bërë të ditur shumicën e informacioneve, ashtu siç do të vepronte secili shkencëtarë i mirë. Megjithatë digitaltrends.com raporton se pjesë të MK II janë punuar tërësisht nga një aliazh i bakrit. Ky dizajn kreativ mundëson që arma e Priebe – në versionin e saj të tretë – të jetë ftohës i mirë i nxehtësisë, dhe absorbon nxehtësinë e krijuar nga laseri, duke mundësuar që të punoj për tre minuta pa ndërprerë. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>