Lajmet

Last.fm bëhet viktima e fundit e hakerëve

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Last.fm bëhet viktima e fundit e hakerëve

Një numër i madh i Ueb faqeve kanë rënë viktima të thyerjes së sigurisë këtë javë dhe, nëqoftëse zhvillimet e sotme nuk japin ndonjë shenjë, nuk duket sikur fundi do të vijë së shpejti. Viktima më e fundit është ofruesi i muzikës në Internet Last.fm, që konfirmoi sot herët se një numër i papërcaktuar llogarish dhe fjalëkalimesh janë kompromentuar.

Deklarata në Ueb faqen e Last.fm thotë se ata po hetojnë rrjedhjen e disa fjalëkalimeve dhe madje pranojnë se faqe të tjera janë vënë në shënjestër kohët e fundit. Një deklaratë e tillë vë në pikëpyetje nëse ky sulm është i lidhur me të tjerët, por në këtë kohë nuk ka prova të forta për të mbështetur këtë teori.

Sipas procedurës së zakonshme, faqja sugjeron që të gjithë përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre menjëherë dhe të mos përdorin të njëjtin fjalëkalim që ata përdorin në faqet e tjera. Përdoruesit inkurajohen të ndjekin azhurnimet e faqes në Twitter. Ky është profili i tretë në dy ditët e kaluara. Dje Linkedln u godit dhe rreth 6.5 milionë fjalëkalime janë vënë në dispozicion online. Më vonë, gjatë mbrëmjes, Ueb faqja e takimeve eHarmony pranoi se disa prej llogarive të saj gjithashtu ishin kompromentuar. Pyetja e vetme që shtrohet, është: “A janë këto ngjarje, aksidentalisht, të lidhuara me njëra-tjetrën”? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>