Lajmet

LastPass Families menaxhon fjalëkalimet e gjashtë antarëve të familjes

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit familjarë mund të shtojnë dhe të heqin anëtarë nga një llogari LastPass Families dhe të vendosin çfarë fjalëkalimesh do të ndahen me anëtarët e familjes. LastPass Families menaxhon fjalëkalimet e gjashtë antarëve të familjes Photo Source: LastPass

Menaxherët e fjalëkalimeve si LastPass dhe 1Password janë të mrekullueshëm për të ruajtur në një vend çdo sekret tuajin. Por çfarë ndodh nëse keni llogari të përbashkët me dikë tjetër?

Përshembull fatura elektrike që paguani ju dhe bashkëshortja juaj, apo llogaria në Netflix që të gjithë fëmijët e duan.

Për këtë LastPass prezantoi një veçori të re: LastPass Families.

Kjo veçori bën çdo gjë më të thjeshtë për ju sepse mund të ruani informacion shumë të rëndësishme si fjalëkalime, informacion të llogarive bankare dhe numra passaporte të cilat mund ti ndani me familjen sipas nevojës.

Përdoruesit familjarë mund të shtojnë dhe të heqin anëtarë nga një llogari LastPass Families dhe të vendosin çfarë fjalëkalimesh do të ndahen me anëtarët e familjes.

Aktualisht funksion me vetëm gjashtë anëtare dhe do të jetë një shërbim veçmas me pagesë, jo pjesë e LastPass Free as Premium. Por këta të fundit do të përfitojnë gjashtë muaj falas nga dita e debutimit.

Shërbimi i ri mbërrin gjatë kësaj vere ndërsa LastPass ofron akses për ata që duan ta provojnë. /PCWorld Albanian

Tags >

LastPass
Lajmet e fundit>