Harduer

Lava lançon serinë e re të smartfonëve “Fuel” e fokusuar në kohëzgjatjen e baterisë

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Lava lançon serinë e re të smartfonëve “Fuel” e fokusuar në kohëzgjatjen e baterisë

Lava-iris-fuelKompania prodhuese Lava ka lançuar serinë e saj më të fundit të smartfonëve nën markën “Fuel”. Kjo seri do të fokusohet në ofrimin e një baterie që ka një kohëzgjatje të madhe. Pajisja e parë e kësaj serie është Iris Fuel 50 që ka një çmim 7.779Rs.

Smartfoni i cili përdor sistemin operativ Android KitKat, ngarkohet nga një bateri 3000mAh e cila është e aftë të mbaje telefonin ndezur për 1 ditë e gjysmë pasi është karikuar plotësisht.

Iris ka një ekran 5 inç, kamera 8 dhe 2 megapixel, 8GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet në 32GB. Ai ka processor quad-core 1.3GhZ dhe 1GB RAM. Smartfonët e lançuar nën këtë markë janë të dizenjuar posaçërisht për të qenë efiçent dhe pas kohësh të gjata përdorimi. Nuk është e nevojshme ta mbani për një kohë të gjatë në karikim. Ky smartfon pritet të shitet kryesisht tek ata që merren me biznes dhe janë për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë. (PCWorld Albania)

Lajmet e fundit>