Vëzhgim

LeBron James mbush dyqanin me 45 iPad

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
LeBron James mbush dyqanin me 45 iPad

Pasi që LeBron James nuk ishte mjaft i zënë për shkak të shtyrjes së sezonit të NBA, ai gjithashtu duhej të hapje dyqanin e vet me pajisje iPad.

Ylli i Miami Heat së fundi lëshoi Unknwn, që si dyqan dhe butik për veshje. Ashtu siç mund ta prisni,  seksioni me atlete është i mirë-pajisur.

Muri i dyqanit është i mbushur me atlete e po ashtu edhe me 45 iPad. Muri i pajisur vjen nga iPad Enclosures, një ndërmarrje kjo e specializuar në kioska për biznese dhe ambiente për shitje.

Ideja është që t’u japë konsumatorëve një përvojë interaktive të tregtimit me hollësi teknike, këshilla për veshje dhe çmimin për çdo palë të atleteve vetëm me prekje të gishtërinjve. iPadët kanë gjithashtu video që paraqesin përdorimin në praktikë të atleteve.

Muri i Unknwn me iPad mund të nënkuptojë që më në fund është bërë ndryshimi përtej të qenit i varur duke i provuar këpucët përpara se të blihen.

Ju nuk keni nevojë që të shkoni në Majami për ta parë ndejën hapëse dhe iPadët në aksion, pasi që mund ta shihni videon e mëposhtme./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>