Harduer

LeEco LE X920 një telefon me ekran 6.3-inç, Snapdragon 820 dhe 4GB RAM

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
LeEco LE X920 një telefon me ekran 6.3-inç, Snapdragon 820 dhe 4GB RAM

leeco-le-x920-leaked-image-3LeEco ka prezantuar një numër telefonash këtë vit, si Le 2, Le Pro 3 dhe pak ditë më parë një pajisje të re nga kompania me numër modeli LE X622. Kompania tani thuhet se po punon në një telefon të ri me detaje që përfshijnë një ekran 6.3-inç, me disa imazhe të publikuara në në Weibo-n kinez të cilat zbulojnë modelin LeEco LE X920.

Një përdorues i Weibo postoi këto imazhe të pajisjes që ka një ekran të madh me skaje të lakuar anash të cilët duken të ngjashëm me LE X850. Publikuesi konfirmon se kjo pajisje e re do të ketë ekran 6.3-inç 2K Quad HD me rezolucion 2560 x 1440 piksel.

Thuhet se do të fuqizohet nga një procesor Snapdragon 820 me GPU Adreno 530. Do të ketë 4 GB të gatshme së bashku me kapacitet 64 GB memorie dhe një vend për kartë memorie SD.

leeco-le-x920-leaked-image

Le X920 pritet që të ketë Android 6.0 të bazuar në ndërfaqen EUI. Një nga imazhet e rrjedhura gjithashtu konfirmon se pajisja do të ketë një kamerë 22.5 megapiksel të prapme dhe publikuesi konfirmon se pajisja do të ketë kamerë të dyfishtë me flash të dyfishtë.

Imazhi konfirmon se do të ketë një kamerë ballore prej 8-megapiksel të dyfishtë pasi pajisja ka 3 pika të zeza, me njërën që mund të jetë një flash ballor.

Pajisja do të fuqizohet nga një bateri 3400mAh e cila duket e vogël për një ekran Quad HD 6.3-inç. Ka një portë USB Type-C dhe një vend për kufje 3.5mm në pjesën e sipërme të telefonit. Çmimi i pajisjes pritet të jetë rreth $200. (PCWorld Albanian)

Tags >

LeEco
Lajmet e fundit>