Biznes

LeEco në telashe, bankat ngrijnë aksionet e konglomeratit

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Nisur nga kjo situatë, LeEco ka vendosur në shitje disa prej pronave të saja globale, shkurtuar numrin e punonjësve dhe ristrukturuar disa herë biznesin LeEco në telashe, bankat ngrijnë aksionet e konglomeratit Photo Source: Reuters

Grupi teknologjik Kinez LeEco është nën presion nga kreditorët e partnerët e biznesit pas një urdhi gjykate për të ngrirë disa prej aseteve të tij pas vonesave në shlyerjen e kredive.

Problemet financiare të konglomeratit, aktivitetet e të cilit shtrihen nga makinat inteligjente tek bota online, dolën në pah pak ditë pasi vetë ekzekutiv Jia Yueting tha se kompania kishte probleme serioze me paratë në dispozicion.

Investimet e fundit në miliarda dollar duket se nuk kanë kontribuar aspak për mirë në situatën e kompanisë.

Banka Tregtare Kineze tha ditën e Marte se kishte bllokuar disa prej aseteve të LeEco sepse një filial i kompanisë, Leview Mobile HK Limited, kishte vonuar shlyerjen e kredive.

LeEco, kompani e cila kontrollon prodhuesin e telefonëve Coolpad dhe atë të televizorëve inteligjentë Leshi Internet Information and Technology, është përballur me një presion në rritje që nga viti i kaluar kur ekzekutivi tha se kompania ishte zgjeruar më shpejt sesa duhej.

Nisur nga kjo situatë, LeEco ka vendosur në shitje disa prej pronave të saja globale, shkurtuar numrin e punonjësve dhe ristrukturuar disa herë biznesin. /CIO Albanian

Tags >

LeEco
Lajmet e fundit>