Lajmet

Lego Life, një rrjet social për fëmijët nën moshën 13 vjeç

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Ekzistojnë disa produkte Lego si filma, tulla, videolojëra madje edhe libra. Krijimi më i fundit Lego Life është një rrjet social për moshat 5-13 vjeç të cilët mund të shpërndajnë krijimet e tyre në një ambjent të kontrolluar i dizenjuar për ti mbajtur të sigurtë. Lego Life, një rrjet social për fëmijët nën moshën 13 vjeç Photo Source: Lego

E gjithë eksperienca gjendet brenda një aplikacioni të disponueshëm për Android dhe iOS. Një vend për fëmijët ku mund të ndajnë dizajnet e tyre.

Komentet me tekst nuk lejohen por përdoruesit mund të komentojnë me figura, emoji dhe stickera. Edhe pse është dedikuar fëmijëve, nuk ka kufizimi për ta përdorur edhe nga të rriturit.

Fëmijët nuk janë të detyruar të ndajnë informacione personal dhe fotografi. Madje aplikacioni ndalon rreptësisht gjurmimin.

Kompania thotë se aplikacioni është i modifikuar në atë mënyrë të të filtrohet çdo përmbajtje. Një staf punonjësish do të kujdeset për këtë. Aplikacioni ofron sfida ndërtimi për të inkurajuar kreativitet tek fëmijët. Çdo reklamë e servirur është rreth produkteve të Lego.

Lego beson se aplikacioni do të zgjerohet deri në atë pikë sa ta përdorë si hub për shërbimet e ardhshme përfshi edhe lojërat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>