Ja se si

Lehtësohet puna për “lirinë” e iPhone 4, paraqitet JailbreakMe

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Lehtësohet puna për “lirinë” e iPhone 4, paraqitet JailbreakMe

Jailbreak, një proces që ka të bëjë me lirimin e iPhone për ta përdorur me cilindo oerpator që dëshironi, nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë. Ju thjeshtë duhet të vizitoni ueb faqen JailbreakMe.com dhe duke pëdorur shfletuesin Safari dhe duke përcjellur instruksionet (“rrëshqit për Jailbreake”), ju do të shijoni lirinë në celularin tuaj të dashur.

Por duhet t’ju sugjerojmë edhe diçka. Në bazë të disa raporteve nga përdoruesit aplikacioni MMS dhe veçoria FaceTime kanë pushuar së punuari si duhet (apo nuk po funksionojnë fare) në iPhone 4. Siç ishte rati me iPad jailbrake me iOS 3.2.1, edhe këtu ka çështje problematike që mund të paraqiten gjatë përdorimit. Megjithatë këto probleme që ju shfaqen mund të rregullohen.

Vërejtje: Kjo metodë për Jailbreak nuk funksionon nëse pajisja juaj është duke funksionuar me iOS 4.1 beta.

Lajmet e fundit>