Harduer

Lei Jun është “Steve Jobs” kinez

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Lei Jun është “Steve Jobs” kinez

Kompania kineze Xiaomi Technology është një tregim përrallor i suksesit.

Më pak se tri vite nga themelimi kompania kineze Xiaomi Technology, e cila merret me prodhimin e smartfonëve, vlen katër miliardë dollarë.

Këtë kompani shpesh e krahasojnë me kompaninë Apple, kurse themeluesin e saj Lei Jun e krahasojnë me Steve Jobs themeluesin e Apple. Edhe veshja e Jun është e njëjtë me atë të Jobs-it, xhinse dhe bluzë të zezë.

Kompania e tij bazohet kryesisht në kopjimin e fshehur të prodhimeve të Apple dhe strategjisë së marketingut.

“Mediat kineze më quajnë Steve Jobsi kinez”, thotë Lei. “Do ta marrë këtë si kompliment, por ky lloj krahasimi në të vërtetë krijon presion të madh. Xiaomi dhe Apple janë dy kompani krejtësisht ndryshe. Xiaomi bazohet në internet dhe nuk bëjmë gjëra sikurse Apple’,- thotë Lei.

Kjo kompani tashmë ka shitur më shumë se 300 mijë modele të reja të smartfonëve, të cilët në shitje dolën në muajin tetor.

Telefoni i tyre, i quajtur Xiaomi 2, ka disa karakteristika të Samsung Galaxy S3 dhe iPhone 5 të Apple, por çmimi i tij është gjysmë më i lirë se iPhone-i.

A është kopjim apo jo, gjykoni vet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>