Lajmet

Leja e drejtimit e së ardhmes po i hyn rrugës së dixhitalizimit

Mar 22 2015
0 Shpërndarje
Leja e drejtimit e së ardhmes po i hyn rrugës së dixhitalizimit

ddlDuket se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë në ditët e sotme do të ndikojë dhe në dixhitalizimin e lejes së drejtimit të automjetit. Leja e drejtimit e printuar në një kartë plastike ka pasur të njëjtin standart për dekada me radhë dhe mund të themi se ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Ajo nuk përdoret vetëm si prove për të treguar se ju dini të drejtoni një automjet por në shumë raste edhe si mjet identifikimi. Mund të themi se pajisja me një patent në ditët e sotme është kthyer në një trend për të gjithë të rinjtë që mbushin moshën 18 vjeç.

Tanimë, ashtu si biletat e një koncerti, biletat e një avioni dhe portofoli dhe patenta duket se po ecën në të njëjtat gjurmë. ‘Bota po ndryshon dhe një pjesë e rëndësishme e transaksioneve dhe aktiviteteve që njerëzit kryejnë, po bëhen në format dixhital. Në ditët e sotme ju mund të bëni shumë me smartfonin tuaj; të paguani në pika shitje pa pasur një kartë debiti me vete. Kështu që dhe lejet e drejtimit po i drejtohet dixhitalizimit’, tha Mike Williams, shefi i komunikimit të departamentit të pajisjeve motorrike në Delware. Delware është një nga shtetet e SHBA, i cili po konsideron seriozisht dixhitalizimin e lejeve të drejtimit të shoferëve. Madje prototipet e para të këtyre patentave do të debutojnë brenda këtij viti për tu testuar. Nëqoftëse testimet shkojnë mirë, atëherë pritet që patentat e para virtuale të jenë të disponueshme në vitin 2016. Versioni dixhital do të ngjasojë më patentën tuaj të printuar, duke përfshirë emrin, adesën, moshën dhe një foto. Përveç kësaj patenta virtuale do të jetë e pajisur dhe me një barkod dixhital.

Por nuk bëhet fjalë për një imazh statik të lejes së drejtimit në smartfonin tuaj, përkundrazi ajo do të funksionojë si një aplikacion që ofron një siguri të lartë dhe që shkarkon të dhënat tuaja nga departamenti përkatës i mjeteve motorrike. Por kjo ide është kritikuar për një arsye. A do të jeni ju të gatshëm

ti jepni policit smartfonin tuaj nëqoftëse ai kërkon t’ju shohë lejen e drejtimit? Çfarë tjetër mund të aksesojë ai në telefonin tuaj? Pra kjo gjë mund të implikojë privatësinë e shoferit dhe është një çështje akoma e pazgjidhur. Gjithashtu ekziston dhe një problem teknik i cili ka të bëjë me përshtatshmërinë e patentës virtuale me pajisjet që përdorin policët për të kontrolluar patentën tuaj.

Pavarësisht problemeve, patenta virtuale është me të vërtetë një ide e mirë. Por adoptimi universal i një sistemi të tillë patentash do të kërkojë shumë vite punë. Shtetet që duan të aplikojnë lejet e drejtimit dixhitale duhet të bien dakort me bizneset, agjensitë ligjore, institucionet qeveritare etj. Aplikacioni i lejes së drejtimit dixhitale nuk mund të zëvëndësojë menjëherë lejen tuaj të zakonshme, por mund të shërbejë fare mirë si një komplement i saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>