Harduer

Lëkura artificiale elektrike do të mundësojë ndjeshmërinë tek robotët

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Lëkura artificiale elektrike do të mundësojë ndjeshmërinë tek robotët

Kemi pasur mundësinë të shohim zhvillimin e shumë krahëve robotikë, por deri tani nuk ishte zbuluar lëkurë për mbulimin e tyre.

Një rrjetë e re tranzistorësh dhe sensorësh mund të shërbejë si lëkurë robotike dhe do të jetë po aq e ndjeshme sa lëkura e njeriut.

Kjo lloj lëkure robotike e veçentë e zhvilluar nga Georgia Tech ka në ndërtimin e saj tranzistorë shumë të vegjël që përdorin efektin “piezoelectric”.

Këto mijëra komponente të vogla janë të shpërndara në sipërfaqen e “lëkurës” dhe gjenerojnë elektricitet sa herë që ato preken ose ekspozohen ndaj presionit. Teknologjia e përdorur për krijimin e qimeve artificiale ka bërë që kjo lloj lëkure të përgjigjet ndaj ngacmuesve më shpejt se kurrë më parë.

Në qoftë se robotëve të mëparshëm ju tregohej se si supozohej të ndjenin tashmë do të jetë e mundur që të ndiejnë vetë gjithçka.

Lëkura e prodhuar me këtë teknologji përveç se mund të përdoret tek robotët mund të përdoret edhe tek njerëzit për të rikthyer ndjeshmërinë tek ata persona që kanë humbur ndonjërën prej gjymtyrëve.

Megjithatë para se të arrihet deri këtu është e nevojshme që të ndërtohet lëkurë që përgjigjet akoma më mirë dhe më shpejt. (PCWorld Albanian)

lekur rroboti

Lajmet e fundit>