Biznes

Lenovo, blerës potencial i Palm

Apr 23 2010
0 Shpërndarje
Lenovo, blerës potencial i Palm

“Kandidati më i mirë i mundshëm do të jetë një korporatë Kineze” tha Lu Chialin, një analist pranë Macquarie Securities në Taipei, për Reuters.

“Ata kanë shumë të holla dhe nuk kanë prezencë të markës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që kjo do t’ju ofronte atyre nxitjen e duhur”.

Sipas Reuters, një marrëveshje potenciale do të mund të arrinte një vlerë prej 1.3 miliardë dollarë, për shkak të kapitalizmit të tregut të Palm prej rreth 1 miliard dollarë dhe 30 përqindësisht të paguar gjatë marrëveshjeve të fundit teknologjike.

Megjithatë, Vicent Chen, një analistë pranë Yuanta Securities, paralajmëroi se blerja e Palm nga Lenovo, nuk do të ishte një ide e mirë në kohën e tanishme.

“Nëse ndodh blerja, është mirë që të bëhen përgatitje për të pranuar disa prej humbjeve të Palm dhe gjithashtu të përgatitet edhe për disa çerek me humbje si rrjedhojë e kësaj” shpjegoi ai.

Një burim tjetër investitor bankar, tha një deklaratë të ngjashme duke u shprehur se nuk po blen një sistem të mirë operativ, por realisht një markë të lënduar.

Lajmet e fundit>