Harduer

Lenovo C200, All-in-One me grafikë Nvidia Ion 2

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Lenovo C200, All-in-One me grafikë Nvidia Ion 2

Lenovo ka prezantuar PC-në e saj All-in-One (Të gjitha në një) më herët gjatë këtij vitit në CeBIT, por tani zyrtarisht ka shpalosur sistemin në tregun amerikan, me çmime që fillojnë prej 399 dollarë.

C200 ofrohet në një mori konfigurimesh të cilat mund të shkojnë deri në procesor Intel Atom Dual Core D510 dhe grafikë Nvidia Ion 2, që nënkupton se sistemi nuk do të mund të jetë në gjendje të garojë me sistemet e argëtimit, por do të duhej të ofrojë performancë të mirë edhe për argëtim edhe për media, sesa një sistem desktopi i zakonshëm me bazë në CPU Atom.

Modeli bazë C200 fillon me një procesor 1.6 GHz Intel Atom dhe grafikë të integruar Intel, por përdoruesit mund të zgjedhin edhe procesor Atom D150, grafikë Nvidia Ion 2, ekran të ndjeshëm në prekje, 4GB RAM dhe një HDD 500 GB. C200 gjithashtu ofron edhe një web kamerë “High-Sense” për të cilën Lenovo thekson se ofron performancë më të mirë në ndriçim të dobët. C200 do të duhej të paraqitet në treg gjatë këtij muaji.

Lenovo gjithashtu gjatë ditës së sotme ka shpalosur edhe netbook-un e saj të lehtë IdeaPad S10-3s, që është përshkruar si një produkt atraktiv për hulumtim të internetit.

S10_649400642.jpg

S10-3s veçohet me procesor Intel Atom N470 dhe N450 dhe me një tastierë të plotë për shfrytëzim. Por për sa i përket detajeve rreth RAM-it apo HDD-së, Lenovo nuk ka dhënë asnjë detaj. Duket se në anën tjetër S10-3s do të ofrojë harta të bazuara në lokacion nga MapLife (që tregon pika lokale të interesit bazuar në lokacionin e Wi-FI), dhe gjithashtu do të veçohet me sistemin e Lenovo-së, Active Protection System dhe Veriface (për njohje të fytyrës).

Sistemi do të ofrojë 802.11n, WWAN dhe opsione për 3G. Prisni që të paraqitet në treg gjatë mesit të muajit me një çmim prej 379 dollarë.

Lajmet e fundit>