Biznes

Lenovo dhe Nvidia shpalosin netbook të optimizuar me ION

May 26 2009
0 Shpërndarje
Lenovo dhe Nvidia shpalosin netbook të optimizuar me ION

altLenovo ka shpalosur një netbook për të cilin thuhet se në mënyrë të vazhdueshme sjellë 10 herë performancë më të shpejtë sesa Lenovo ka shpalosur një netbook për të cilin thuhet se në mënyrë të vazhdueshme sjellë 10 herë performancë më të shpejtë sesa laptopët e tjerë të vegjël të ditëve të sotme.

IdeaPad S12 veçohet me procesorin grafik të Nvidia, ION, së bashku me një ekran 12 inç, 160 GB kapacitet për ruajtje të të dhënave, 1GB memorie punuese (RAM) dhe bateri që qëndron deri në gjashtë orë.
Sipas Jeff Fisher nga Nvidia, netbook-u i avancuar është “një ndryshues i lojës” së kësaj industrie.

“Është një testament i fuqishëm i asaj se çfarë mund të bëjë një PC i vogël i optimizuar me ION” shpjegoi Fisher. “S12-i i hollë dhe i lirë, bën çdo gjë që prisni nga një PC të bëjë, duke përfshirë lëshimin e filmave, luajtjen e lojërave, shfletimin e fotografive të pushimeve apo editimin e video materialeve familjare”

S12, që është i pajisur me një port HDMI, përkrahë HD dhe Blu-ray video deri në 1080p. Përveç kësaj, kjo njësi është kompatibilie me XP, Vista dhe Windows 7. Ofron lidhje Wi-Fi, është 3G Ready dhe peshon vetëm 1.35 kg. Pritet që çmimi i tij për treg të jetë 449 dollarë, ndërsa paraqitja e tij do të bëhet gjatë kësaj vere.

“Nvidia ION është një prej teknologjive më të avancuara të ditëve të sotme për industrinë e PC-ve të vegjël, dhe që kushtojnë pak” tha Stephen DiFranco, një zëvendës president i Lenovo. “Me ekranin e tij të madhësisë 12 inç dhe tastierës me madhësi të plotë, IdePad S12 balancon një eksperiencë të përmirësuar kompjuterike së bashku me madhësinë dhe me ruajtjen e xhepit”


 

 

Lajmet e fundit>