Harduer

Lenovo do të bashkëpunojë me Vuzix për prodhimin e syzeve inteligjente M 100

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Lenovo do të bashkëpunojë me Vuzix për prodhimin e syzeve inteligjente M 100

vuzix-m100-on-warehouse-man-970x0Në shtatorin e këtij viti, kompania Lenovo do të realizojë një bashkëpunim me kompaninë Vuzix për të nisur prodhimin e syzeve inteligjente M100, si konkurrente të Google Glass.

“Lenovo është duke punuar në mënyrë aktive për zhvillimin e produkteve të reja funksionale dhe komode, të cilat do tu vijnë në ndihmë përdoruesve të tyre,” u shpreh menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, Yuli Bai.

Kushtet e partneritetit midis dy kompanive tregojnë se syzet inteligjente M100 do të hidhen në tregun kinez në fillimin e shtatorit të këtij viti. Syzet do të tregtohen nën emrin “Vuzix 100 të fuqizuara nga Lenovo NBD”.

Pajisja inteligjente Vuzix 100 lejon njohjen e zërit dhe dhënien e komandave nëpërmjet tij. Ajo operon në bazë të një procesori 1 GHz dual-core dhe sistemit operativ Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich. Çmimi i syzeve inteligjente me pakicë do të jetë 1291 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>