Biznes

Lenovo do të sjellë produkte të diferencuara elektronike për dyqanet online dhe offline

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Lenovo do të sjellë produkte të diferencuara elektronike për dyqanet online dhe offline

lenovoSi pasojë e konkurrencës dhe luhatjeve të çmimeve, kompania kineze Lenovo po punon për të sjellë në treg produkte të diferencuara për të dy platformat e shitjes si ato online dhe ato offline, për t’iu ofruar klientëve një mori zgjedhjesh. Shumë shitës në faqet online si Flipkart dhe Snapdeal shesin produkte, kryesisht elektronike, me çmime promocionale. Lenovo ishte një ndër kompanitë e para që i sugjeroi klientët të kishin kujdes nga blerja e produkteve të paautorizuara në platformat tregtare dhe dyqanet online. Që atëherë edhe firmat e tjera si Asus, HP dhe Canon kanë dhënë udhëzime të tilla.

Shefi manaxhimit të Lenovo u shpreh: “Ne gjithmonë kemi pohuar se biznesi i çmimeve të ulta nuk mund të zgjaste përgjithmonë pasi kjo nuk është diçka e përshtatshme për një periudhë afatgjatë. Dikur ne kemi udhëzuar klientët të kenë kujdes, ndërsa sot ne po mundohemi të krijojmë një strategji të diferencimit të produkteve të specifikuar në shitjet online dhe ato të drejtpërdrejta. Konsumatorët do të kenë mundësi ti kontrollojnë të dyja dhe të gjejnë atë produkt që i përshtatet nevojave të tyre.”

Sipas raporteve të ndryshme disniveli i çmimeve po ndikon negativisht në tregun e sotëm të pajisjeve elektronike. Lenovo gjithashtu ka kërkuar të krijohet një Autoritet Rregullator për Tregtinë Online në Indi. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>