Biznes

Lenovo do të vazhdojë të blejë kompani të tjera për të forcuar pozitat në tregun global

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Lenovo do të vazhdojë të blejë kompani të tjera për të forcuar pozitat në tregun global

lenovoLenovo akoma nuk ka mbaruar punë me bllokun e saj të çeqeve. CEO-ja i gjigantit kinez të kompjuterëve tha ditën e marte se kompania do të vazhdojë të blejë kompani të tjera për të kontribuar në forcimin e pozitave të kompanisë në arenën ndërkombëtare ndaj konkurrentëve të saj.

Ky qëndrim vjen pasi kompania po përmbyll dy marrëveshje madhore. Lenovo kohët e fundit bleu Motorola Mobility nga Google për 2.91 miliard dollarë. Kompania po ashtu bleu edhe divizionin e serverave të biznesit të IBM-së për 2.3 miliard dollarë, e cila duket krejt normale pasi që Lenovo kishte blerë divizionin e kompjuterëve personal nga IBM në vitin 2005 për 1.25 miliard dollarë.

Lenovo thotë se nuk ka asnjë plan tjetër për largime të mëtejshme nga puna të punonjësve nga Motorola Mobility.“Divizioni i pajisjeve të biznesit të Motorola-s tashmë është reduktuar në 3500 punonjës nga 30,000 që ishte në dy vitet e fundit përpara blerjes nga Lenovo. Punonjësit e mbetur janë të gjithë talente dhe shumica e tyre janë inxhinierë që mund të ndihmojë në përmirësimin e zhvillimit të produkteve të Lenovo-s në tregjet e faturuara, raportoi Wall Street Journal. Kjo strategji e të blerit të kompanive ka funksionuar në favor të Lenovo-s në të shkuarën. Lenovo kaloi HP-në në vitin 2013 përsa i përket tregut të PC-ve.

Në shtëpinë e Lenovo-s në Kinë, kjo kompani do të forcojë pozitat e blerjes së saj më të re Motorola Mobility që të marrë një pozitë më dominante ku tashmë është një lojtar i fuqishëm në atë treg. Në një qëndrim, Lenovo thekson se mund të kthejë çdo gjë për mirë tek Motorola Mobility nga një kompani që tashmë është aspak fitimprurëse, brenda një viti ose një vit e gjysmë. Por ky duket më tepër si një qëndrim konservativ. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>