Harduer

Lenovo fillon të shesë IdeaPad Y580

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
Lenovo fillon të shesë IdeaPad Y580

Ndoshta mund t’i keni harruar laptopët e prezantuar nga Lenovo, IdeaPad Y580, të cilët u prezantuan në janar të këtij viti në CES. Ja ku jemi, 6 muaj më vonë, dhe më në fund ju mund të porosisni një të tillë. Y580 ka një procesor Intel 3rd Generation Core i7 3610 QM (Ivy Bridge) dhe kartë grafike Nvidia GeForce GTX 660M (Kepler) me 2GB memorje.

Çmimi fillestar për blerjet online fillon me 1299 dollarë amerikanë, gjithësesi Lenovo ka disa oferta, të cilat mund ta zbresin çmimin deri në 1039 dollarë. Më këtë çmim do të merrni kombinimin e mësipërm në GPU dhe CPU, bashkë me memorje 8GB DDR3-1600, 500GB 7200RPM hard disk, shkrues dvd, kamera HD, wi-fi dhe sistem operativ Windows 7 Home Premium 64-bit. Të gjitha këto, në një laptop 15,6 inç, me rezolucion 1366×768.

Modeli më i shtrenjt fillon më 1549 dollarë me anë të të cilave hard disku shtohet në 1TB 5400RPM +32GB SSD, lexues Blue-Ray dhe një ekran me rezolucion 1920×1080. Të gjitha modelet kanë portë HDMI dhe USB 3.0. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>