Harduer

Lenovo Flex është një laptop 279 dollarësh që funksionon me aplikacionet Android

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
I prezantuar ditën e Mërkure dhe me kosto fillestare prej 279 dollarësh, laptopi karakterizohet nga një bosht qëndror 360 gradësh dhe del në shitje gjatë këtij muaji. Lenovo Flex është një laptop 279 dollarësh që funksionon me aplikacionet Android Photo Source: Lenovo

Lenovo Flex 11 Chromebook është një prej laptopëve të parë që do të jetojnë gjeneratën e aplikacioneve Android në laptopët Chrome OS këtë vit.

I prezantuar ditën e Mërkure dhe me kosto fillestare prej 279 dollarësh, laptopi karakterizohet nga një bosht qendror 360 gradësh dhe del në shitje gjatë këtij muaji.

Në brendësi të Flex gjenden specifika të cilat mund ti prisni nga një Chromebook. Ekrani 11 inç me prekje ka rezolucion 1366×768.

Procesori është një model ARM 2.1 Ghz me katër bërthama. Flex 11 peshon më pak se 1.3 kilogram dhe ka një bateri me jetëgjatësi 10 orë.

Edhe konektiviteti nuk zhgënjen: USB 3.1, USB-A, kartë SD, portë HDMI dhe kamër 720p. Ajo që i mungon realisht këtij laptopi është një laps Stylus dhe mbështetja për të. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>