Harduer

Lenovo futet në lojën 3D me laptop të ri

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Lenovo futet në lojën 3D me laptop të ri

IdeaPad Y560d ka një ekran 15.6 inç me rezolucion 1366 x 768 piksela, dhe mund të shikohet me syze të polarizuara. Ai bazohet rreth softuerit TriDef 3D të kësaj kompanie, që mundëson kthimin e imazheve dhe videove standarde në versione 3D.

“Gjersa teknologjia 3D ka qenë e pranishme për disa vite me radhë, ajo nuk ka qenë e gatshme për konsumatorët në shtëpi” tha Dion Weisler, zëvendës president i Lenovo për operacione të biznesit.

“Lenovo është duke ndihmuar në vendosjen e një ure lidhëse për të sjellë tek konsumatorët një eksperiencë 3D të ngjashme me platformën e njohur familjare PC që mund të shikohet dhe përjetohet ku ata dëshirojnë”.

IdeaPad Y560d ka një procesor Intel Core i3-330M si opsion standard, pastaj ka grafikë Intel HD, 250 GB HDD dhe DVD incizues të integruar. Procesorët tjerë janë gjithashtu në ofertë, ku përfshihet edhe Core i7-840QM me TurboBoost. Laptopi mund të konfigurohet me deri në 8GB RAM DDR3 dhe me HDD deri në 750GB.

Ekstra tjera përfshijnë një ATI Radeon HD5730 GPU me 1GB RAM, njësi Blu-ray dhe dalje HDMI. Ai do të ofrohet me altoparlantë JBL dhe sistem rrethues Dolby Home Theater.

Ai do të ofrohet në fund të muajit në kuadër të Lenovo.com me një çmim fillestar prej 1,199 dollarë.

Lajmet e fundit>