Lajmet

Lenovo gjobitet me 3.5 milion dollar për adware Superfish

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Tashmë tre vite më pas kompania po përballet me pasojat. Sot Lenovo i dha fund betejës ligjore për Superfish duke rënë dakord që të paguajë 3.5 milion dollar. Lenovo gjobitet me 3.5 milion dollar për adware Superfish

Në 2014-ën Lenovo kishte përfshirë një softuer në kompjuterat e rinj për konsumatorët quajtur “Superfish” i cili në të vërtetë ishte një adware.

Tashmë tre vite më pas kompania po përballet me pasojat. Sot Lenovo i dha fund betejës ligjore për Superfish duke rënë dakord që të paguajë 3.5 milion dollar.

Instaluar përgjatë periudhës Shtator 2014 dhe Janar 2015, Superfish injektonte reklama kur përdoruesit vizitonin uebsajte të zakonshme duke përdorur certifikata me privilegje administratori.

Rezultati ishte një manipulim i rrezikshëm i enkriptimit të uebit duke anashkaluar HTTPS.

Lenovo në të ardhmen do tu kërkoj përdoruesve leje përpara se të instalojë softuerë në kompjuterat e tyre. Gjithashtu kompania do tu nënshtrohet vazhdimisht auditeve të sigurisë për softuerët e instaluar paprakisht. /PCWorld Albanian

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>