Harduer

Lenovo hedh idenë për një Desktop Mini Q190 për 349 $

Nov 16 2012
0 Shpërndarje
Lenovo hedh idenë për një Desktop Mini Q190 për 349 $

Lenovo prezanton produktin e saj më të ri të quajtur IdeaCentre Q190 e cila pretendon se është PC desktop më i vogël dhe me funksion të plotë.

Përpara se secili të pyesë, përgjigja është “JO”, ai nuk mund t’a luajë Crysis (jo në parametrat e saj më të mirë), por ka përmasa me 0.86 inç (22mm) e gjerë, e cila është mjaftueshëm e madhe për të pritur një Intel Ivy Bridge, Blu-ray, deri në 8 GB RAM, dhe deri në 1TB hard disk me një memorje cache 24 GB SSD.

Q190 është një paketë e vogël multimediale si dhe një argëtues i mirë me Full HD dhe një zë gjithëpërfshirës 7.1.

Disa tipare të tjera janë një dalje HDMI, konektor S/PDIF, lexues karte memorie 6 në 1, suport USB 3.0, dhe sistem operimi Windows 8. Eksportet për Q190 nisin nga janari i 2013 me një çmim prej 349 $.

Lenovo gjithashtu prezantoi dhe seritë e desktopëve C-Series AIO, duke përfshirë C340, C440, C445 dhe C540.

Procesorë deri të gradës të gjeneratës së tretë Intel Core i3 dhe grafikë Nvidia GeForce 615 që janë në dispozicion për seritë C340, C440 dhe C540, ndërsa 2 të tjerat kanë një AMD E2 dual-core me grafikë të integruar Radeon HD. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>