Harduer

Lenovo ka shitur laptop që përmbanin maluer

Feb 21 2015
0 Shpërndarje
Lenovo ka shitur laptop që përmbanin maluer

234ccbee58a765cefd8fce7405bc68f98ff11023Prodhuesi i kompjuterave Lenovo ka hedhur në treg laptopë që përmbajnë një maluer i cili duke ekspozuar kompjuterin ndaj sulmeve kibernetike. I krijuar nga një kompani e quajtur Superfish, softweri infekton adresat në uebfaqet që ju vizitoni. Përveç hapësirës që zë në laptop, ky softuer është tepër i rrezikshëm sepse ai anashkalon protokollet e sigurisë. Kjo është një strategji e paligjshme që u përdor dhe në një sulm të një avioni gjatë fluturimit muajin që shkoi.

Një ekspert i sigurisë u shpreh se kjo metodologjia që përdorin hakerat për të fituar kontroll nga një kompjuteri ose paisje elektronike. Ata i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme për të monituar bisedat e tyre private. Por konsumatorët filluan ta kuptonin këtë që në gjysëm të vitit 2014. Pasi u përball me një reagim të fortë nga konsumatorët dhe ekspertët e sigurisë, kompania Lenovo më në fund u detyrua të pranontë këtë gjë ditën e enjte.

Reagimi i përdoruesve nuk ishte pozitiv kështu që Lenovo ndaloi së përdoruri këtë softuer në kompjuterat e prodhuar në muajin janar të këtij viti. Zëdhënësi i kompanisë premtoi se Lenovo nuk do ta përdorte më këtë softuer në të ardhmen dhe se ai tashmë është neutralizuar në serverat e kompanisë. Si fillim kompania pohoi se e kishte përfshirë Superfish vetëm në disa produkte të prodhuara në muajin Tetor dhe Dhjetor. Ndërsa më vonë deklaroi se Superfish ishte rikthyër sërisht në përdorim në muajin Shtator.

Gjithsesi akoma kanë ngelur shumë pikëpyetje. Është akoma e paqartë se cilat modele ekzakte janë infektuar. Zëdhënësi i kompanisë refuzoi ti përgjigjej kësaj pyetje. Lenovo deklaroi se softueri nuk monitoronte sjellen e konsumatorit apo përdorte të dhënat e tij personale. Tanimë kompanisë ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me Superfish pas problemit masiv. Për të shmangur këtë problem, ekspertët sugjerojnë që përdoruesit të rinstalojnë një sistem të ri operativ.

Softueri i sigurisë së Microsoft ka është përditësuar për të larguar këtë mauler nga kompjuterat tanë njoftoi kompania ditën e djeshme. Ne ju rekomandojmë një instalim të pastër të sistemit operativ nga fillimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>