Harduer

Lenovo lançon në CES laptopin më të lehtë të ndërtuar ndonjëherë

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Lenovo lançon në CES laptopin më të lehtë të ndërtuar ndonjëherë

e0af3d84e5f038afb280ed96b5f0b17a00be2d62Lenovo na ka prezantuar me laptopin më të lehtë në botë të quajtur LaVie Z HZ550. Bëhet fjalë për një laptop 13 inç i cili peshon vetëm 1.72 pound. Ky është shumë më i lehtë se MacBook Air i Apple që peshon 2.96 pound. LaVie Z H550 mund të mbahet vetëm më dy gishta.

Ky laptop përdor procesorin e gjeneratës së pestë së Intel, 4GB RAM dhe 128GB drajv. Ai do të jetë i disponueshëm në një rezolucion 1080p, karakteristikë kjo që MacBook Air nuk e ka. Lenovo ja doli të sillte një laptop kaq të lehtë falë përdorimit të një materiali të veçantë të quajtur litium magnezi i cili është 50 herë më i lehtë se alumini dhe po aq i fortë sa magnezi që është përdorur deri më sot në ndërtimin e laptopëve.

Por sigurisht që ky laptop ka dhe një anë negative dhe ajo padyshim ka të bëjë me çmimin. Ai do të shitet për 1.299 $ kur të lançohet në Shtetet e Bashkuara në muajin maj. Ndërsa versioni tablet kompatibël i LaVie Z H550 do të kushtojë 1.499$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>