Harduer

Lenovo LePhone

Jan 11 2010
0 Shpërndarje
Lenovo LePhone

Lenovo ka bërë një celularë të mençur! Lenovo vërtetë ka debutuar një smartphone interesant në panairin e sivjetmë CES, i cili është po aq interesant sa laptopi i ri i kësaj kompanie, IdeaPad U1 Hybrid. Tani që veçse janë plasuar disa imazhe nga celulari i ri, ndjenja se i ngjason hibridit U1, vërtetë po plotësohet.

Lenovo ka bërë të ditur në CES se LePhone do të ofrohet në tregun Kinez WCDMA në maj të këtij viti.

Disa prej veçorive më interesante të celulari përfshijnë një ekran të shkëlqyer 3.7 inç 800 x 480 piskela – capacitive touchscreen, 1GHz Qualcomm Snapdragon, port 3.5 mm për kufje, një kamerë prapa dhe para, sistem operativ Android 1.6, A-GPS, WiFi, bateri të largueshme dhe dock-konektor me 9 pina. LePhone gjithashtu veçohet me një tastierë të dizajnuar me elegancë (veçori opsionale) që pasqyron ekranin e largueshëm të IdeaPad U1.

Detajet e plota rreth këtij celulari “clamshell” ende nuk janë publikuar, kështu që prisni sepse ka më shumë.

Lajmet e fundit>