Biznes

Lenovo mbyll me sukses blerjen e kompanisë Motorola nga Google

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Lenovo mbyll me sukses blerjen e kompanisë Motorola nga Google

gsmarena_001Lenovo ka deklaruar se blerja e kompanisë Motorola nga Google u kompletua. Marrëveshja i kushtoi kompanisë kineze 2.91 miliardë dollarë dhe ishte deklaruar për herë të parë në fund të janarit të këtij viti.

Qendra kryesore e Motorola-s do të jetë përsëri në Chicago, por tashmë ajo është nën varësinë e Lenovo-s me titullin “A Lenovo Company”.

Lenovo tashmë zotëron gjithçka të kompanisë Motorola duke përfshirë këtu portofolin e kompanisë dhe produkte të tilla si Moto X, Moto G dhe Moto 360. “ Kemi bërë një hap të rëndësishëm historik për kompanitë Lenovo dhe Motorola, së bashku ne jemi gati të kompletojmë, rrisim dhe të fitojmë tregun global të telefonëve inteligjentë.

Duke bashkëpunuar së bashku dhe duke u bërë konkurruesit kryesorë të 2 markave më të mira të smartfonëve, ne do t`i japim tregut teknologjik gjërat që i duhen si zgjedhjen, konkurrencën dhe ide të reja inovative”- deklaroi Yang Yuanging, CEO i kompanisë Lenovo.

Motorola ka rreth 3,500 punonjës në të gjithë botën, ku 2,800 prej tyre punojnë në SHBA. Për sa i përket patentave të kompanisë, Google do të mbajë shumicën e tyre, ndërsa Motorola do të ketë licencë për ti përdorur ato. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>