Harduer

Lenovo me model të ri për gejmerë

Jan 29 2012
0 Shpërndarje
Lenovo me model të ri për gejmerë

IdeaPad Y470p 14 inçësh duket sikurse Y470, por në vend të kësaj sjell Radeon HD 7690M, në vend të Nvidia GeForce GT 520M. 

Përveç kësaj në këtë mes ka edhe një procesor Core i7 me kapacitet 2.2Ghz, 8GB RAM dhe një HDD opsional prej 1TB, pastaj altoparlantë JBL dhe ekran me rezolucion 1,366 x 768 piksela. Njësia ka një bateri gjashtë qeliozre, që me gjasë mjafton për deri në katër orë punë.

Specifika tjera përfshijnë Blu-Ray, Disk, ueb kamerë 2 MP, HDMI dhe USB 3.0. Tani për tani, duket se çmimi do të sillet rreth 799 dollarë, por modelet me specifika më të larta pritet të sillen rreth 1,200 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>