Harduer

Lenovo ofron ThinkPad X100e Profesional dhe Portabil

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Lenovo ofron ThinkPad X100e Profesional dhe Portabil

Lenovo ka shpalosur anën e saj të biznesit përmes produktit kompakt ThinkPad X100e, që është laptopi i parë ultraportabil i rangut profesional, që ka një çmim nën 500 dollarë.

X100e është edhe bashkëpunimi i parë mes Lenovo dhe AMD, gjë që nënkupton se tani procesorët e AMD-së do të ofrohen tek laptopët Thinkpad. Lenovo ka thënë se ky PC super-portabil veçohet me 802.11n WiFi, Bluetooth dhe 3G si veçori opsionale, ekran 11.6 inç HD, tastierë të madhësisë së plotë së bashku me një touchpad multitouch, dhe ofron performancë të nevojshme për të përkrahur sistemet operative si Windows 7 Professional.

“X100e sjellë premtimin e plotë të teknologjisë VISION Pro nga AMD” tha Leslie Sobon, zëvendës president i Marketingut të Produkteve pranë AMD. “Ky sjellë eksperiencën vizuale të nevojshme për të lehtësuar bashkëpunimin e veglave të ditëve të sotme, jetëgjatësi të madhe të baterisë dhe vlera të padiskutueshme, që të gjitha në një dizajn të hollë dhe të qëndrueshëm” shpjegoi ai.

ThinkPad X100e do të ofrohet prej datës 5 janar përmes partnerëve të biznesit të Lenovo-së dhe përmes www.lenovo.com, ndërsa çmimi i modeleve pritet të fillojë prej 450 dollarë.

Lajmet e fundit>