Harduer

Lenovo përditëson laptopët ThinkPad X, L dhe T me procesorët Kaby Lake

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Lenovo përditëson laptopët ThinkPad X, L dhe T me procesorët Kaby Lake

02_yoga370_hero-shot_stand_mode_web_browser_screen_fill_black-100701243-largeLenovo e ka filluar festën e CES përpara kohe me prezantimin e modeleve të reja të laptopëve me procesorët Intel Kaby Lake së bashku me disa veçori të reja.

ThinkPad-et e reja do të kenë ekrane më të mira, memorje RAM DDR4, më të shpejtë dhe më shumë kapacitet memorjes të brendshme. Sakaq USB-C, LTE, touchpad të rinj të saktësisë së lartë dhe kamera infrared për Windows Hello janë të disponueshme në ThinkPad X, L dhe T.

Lenovo prezantoi një model të ri 2n1, ThinkPad Yoga 370 i pari me ekran 13.3 inç HD dhe porta Thunderbolt 3 në këtë linjë. Peshon 1,37 kilogram dhe kushton 1,264 dollar. Paisja rrotullohet 360 gradë, ka 1TB memorje SSD, 16GB RAM DDR4,  dy porta USB 3.0, microSD dhe HDMI.

Laptopi më i lirë në mesin e produkteve të prezantuara është ThinkPad 13 me ekran HD dhe memorje NVMe SSD. Do të fillojë nga 674 dollar.

Një tjetër përmirësim është laptopi ThinkPad X270 i cili vjen me ekran 12.5 inç dhe ngjason njëlloj me paraardhësin, X260. Laptopi mbështet deri në 16GB RAM DDR4, 1TB SSD, USB-C, HDMI, dy porta USB 3.0, kartë SD dhe portë për kartë SIM. Do të shitet nga muaji Mars me çmim fillestar prej 909 dollarësh.

Ndërsa modelet T të preferuara nga bizneset vinë me një varietet madhësish ekranesh. Modeli T470p ka ekran HD dhe fillon 1,049 dollar ndërsa modeli T470s ka ekran 2K dhe fillon nga 1,099 dollar.

ThinkPad T570 është modeli më i shtrenjtë por edhe më i shpejtë i prezantuar sot. I konfiguruar me ekran 4K 15.6 inç, memorje Intel Optane, Nvidia GeForce 940MX dhe 32GB fillon nga 909 dollar. Peshon 2.04 KG dhe vjen me LTE, HDMI, USB 3.0 dhe Thunderbolt 3. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>