Lajmet

Lenovo përditëson Zuk Z1 dhe Z2 Pro në Android Nougat

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Lenovo përditëson Zuk Z1 dhe Z2 Pro në Android Nougat

zuk-z1-nougat-2Lenovo nuk kanë qenë të mirë me përditësimet e Android. Pajisjet e tyre, edhe flagship-et, kanë priren të mos marrin kurrë ndonjë përditësim. Në anën tjetër, ZUK po shpresojnë që rrinë larg nga ky reputacion.

ZUK ka deklaruar përditësimet Nougat për pajisjet e tyre, ZUK Z1 dhe Z2 Pro. Përditësimi do vijë së bashku me ZUI 2.5 në 28 janar për ZUK Z2 Pro, që përkon me festivalin e pranverës në Kinë.

Kurse ZUK Z1 do të marrë versionin beta të përditësimit para 28. Çfarë është e çuditshme përreth këtij lajmi, është fakti se ZUK Z1 do të jetë pajisja e parë me Snapdragon 801 që do të marrë Nougat.

Ndërkohë që është një lajm shumë i mirë, është e çuditshme pse ZUK nuk ka deklaruan ndonjë gjë për ZUK Z2. Kjo pajisje është pothuajse e njëjtë me ZUK Z2 Pro nga ana e specifikimeve me vetëm pak ndryshime. Ndoshta do ta shikojmë së shpejti, do të ishte një turp nëse nuk do të merrte përditësimin Nougat ndërkohë që pajisjet e tjera do ta merrnin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>