Harduer

Lenovo përkujton 25 vjetorin e ThinkPad me laptopin T470

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Lenovo ka marrë ça prej këtyre notave klasike dhe implemetuar ato në këtë model modern, në tërësi dizajni i T470 është i ngjashëm me ThinkPad-ët klasikë të dy viteve më parë. Lenovo përkujton 25 vjetorin e ThinkPad me laptopin T470

IBM debutoi për herë të parë laptopin e parë ThinkPad 25 vite më parë me një dizajn klasik prezent edhe ditëve të sotme por në një format modern.

Lenovo, kompania e cila bleu ThinkPad nga IBM, festoi ditën e sotme 25 vjetorin me një edicion të veçantë ThinkPad.

Nëse çdo ThinkPad ka nota klasike, ThinkPad T470 është i tëri klasik. Modeli origjinal është dizajnuar nga Richard Sapper dhe u inspirua nga kutia tradicionale bento në Japoni.

Lenovo ka marrë ca prej këtyre notave klasike dhe implemetuar ato në këtë model modern, në tërësi dizajni i T470 është i ngjashëm me ThinkPad-ët klasikë të dy viteve më parë.

Laptopi ka veshje klasike të gomës, një TrackPoint, një tastierë ThinkPad me butonat blue ThinkVantage dhe një logo shumëngjyrëshe ThinkPad.

Në brendësi çdo gjë është modern. Lenovo ka përdorur gjeneratën e 7-të të procesorëve Intel Core i7, 16GB RAM, 512GB memorje të brendshme SSD, dhe grafika Nvidia GeForce 940MX.

Gjithashtu laptopi përmban të gjitha portat modern që mund të prisni nga një laptop: USB-C, tre porta USB, lexues karte SD, portë HDMI dhe portë konektiviteti. Madje mund të gjeni edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

E gjitha kjo nuk ka për të kushtuar aspak lirë. Lenovo T470 fillon nga 1,899 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>