Harduer

Lenovo prezantoi gjeneratën e re të laptopëve ThinkPad X1 Carbon, Yoga dhe Tablet

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Lenovo prezantoi gjeneratën e re të laptopëve ThinkPad X1 Carbon, Yoga dhe Tablet

thinkpad-x1-carbon-17Javën e kaluar Lenovo tha se do të modernizonte laptopët e tyre ThinkPad. Me sa duket disa nga këto përmirësime po vijnë në laptopët e tyre ThinkPad X1 Carbon, X1 Yoga, dhe X1 Tablet të cilat futen në kategorinë e produkteve për bizneset.

Brezi i ri i pestë i ThinkPad  X1 Carbon duket i ngjashëm me paraardhësin por është më i vogël, peshon më pak se 1.13 kilogram dhe ka një ekran HD 14-inç diagonal. Ka procesor Kaby Lake dhe ka një modem Qualcomm Snapdragon x7 LTE.

ThinkPad x1 Carbon gjithashtu rrit jetëgjatësinë e baterisë në 15.5 orë, modelet e mëparshëm arrinin deri në 10 orë. Vjen me një trackpad Microsoft Precision, të cilin Thinkpad-ët e mëparshëm tashmë e kanë gjithashtu. Në konektivitet, ende nuk ka një vend për SD, por ka 2 porta Thunderbold 3, dy USB-A, dhe një port HDMI. Ngarkohet me anë të USB Tipi-C.

Fillon shitjet në shkurt për 1,349 dollar ose më tepër. Është e vështirë të thuhet pa testime nëse Thinkpad X1 do ti qëndrojë pretendimeve të Lenovo, por duket sikur ka shumë shpresa që ti qëndrojë.

thinkpad-x1-carbon-2ThinkPad X1 Yoga gjithashtu po i bëhen disa përditësime. Tani modeli i ri 1,500 dollar do të ketë një procesor të ri dhe një TrackPad Microsoft Precision, do të jetë i gatshëm në ngjyrë të argjendtë ose ngjyrë të zezë. Do të ketë një tastierë krejtësisht të tërheqshme.

Modelet e mëparshëm kishin një tastierë të tillë gjithashtu, por tani tastet janë të dizajnuar që të rrinë individualisht të sheshtë kur laptopi mbyllet, se sa të ketë një tastierë fundosur. Dhe si përfundim, ThinkPad X1 Tablet, 949 dollar, po përditësohet me një jetëgjatësi më të madhe baterie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>