Harduer

Lenovo prezantoi Smart Assistant, një asistent virtual me kosto 130 dollar

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Lenovo prezantoi Smart Assistant, një asistent virtual me kosto 130 dollar

lenovo-smart-assistant-with-8-far-field-mics-in-light-grayNë konferencën CES 2017 në Las Vegas Lenovo solli përgjigjen e kompanisë ndaj boksit inteligjent Amazon Echo, i quajtur Smart Assistant i cili fuqizohet nga asistenti dixhital i Amazon.

Produkti del në shitje në muajin Maj. Aktualisht shumica e bokseve inteligjentë që funksionojnë me asistentin dixhital të Amazon nuk mund të maten me Amazon Echo. Nga ana tjetër Samsung ka përzgjedhur asistentin e Microsoft, Cortana për boksin inteligjent.

Në një të ardhme të afërt pritet që të kemi një produkt me asistentin dixhital të Google nga palë të treta.

lenovo-smart-assistant-1-930x624Sistemi i Lenovo numëron 8 mikrofonë dhe mund të marrë komanda zanore deri në 4.8 metra larg.

Paisja ka butona të kontrollit të volumit dhe një buton aktivizimi por mungon një buton heshtjeje. Peshon 757 gram po aq sa Echo por më i rëndë se Google Home.

Çmimi fillestar do të jetë 130 dollar, duke lënë pas Amazon Echo i cili kushton 50 dollar më shumë se Google Home 1 dollar më tepër. Një model Harman Kardon me cilësi më të lartë të zërit do të jetë i disponueshëm për 180 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>