Harduer

Lenovo prezantoi Yoga A12, një tablet Android me procesor Intel Atom

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Lenovo Yoga Book janë 2n1 më joshës sot në treg megjithatë çmimi 500 dollar ka shtuar skepticizmin tek shumë konsumatorë. Lenovo prezantoi Yoga A12, një tablet Android me procesor Intel Atom Photo Source: Lenovo

Megjithatë Lenovo e ka një zgjedhje të cilën e prezantoi ditën e sotme. Prodhuesi Kinez solli tabletin e ri Android Yoga A12.

Ky tablet sjell me vehte shumë elementë dizajni nga linja Yoga me po të njëjtin tastierë Halo që kanë modelet e shtrenjta.

Tastiera me prekje ka në përbërje softuerë të inteligjencës artificiale dhe mëson e adaptohet në bazë të preferencave tuaja. Vlen të theksohet se A12 nuk ka lapsin Stylus të modelve Yoga Book.

Me A12 do të merrni një ekran 12.2 inç, bokse Doly Atmos, procesor Intel Atom x5, 2GB RAM, 32GB memorje dhe 13 orë jetëgjatësi baterie.

Materialet e ndërtimit janë prej alumini dhe magnezi dhe është i dispoueshëm në dy ngjyra, gri dhe rozë të artë. Dhe falë boshtit 360 gradësh, tableti mund të përdoret në katër modalitete pune.

Lenovo Yoga A12 del në shitje më 8 Shkurt për 299 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>