Harduer

Lenovo prezanton IdeaPad A1, tablet për 199 dollarë

Sep 1 2011
0 Shpërndarje
Lenovo prezanton IdeaPad A1, tablet për 199 dollarë

Dhe tani, kompania ka shpalosur IdeaPad A1 që përmban në vete: … një version super-të-vjetër të Android!. A1 do të ofrohet me Android 2.3 që nuk është i përshtatur si sistem operativ për tablet, por në anën tjetër do të ketë procesor Cortex A8 me 1GHz, ekran të ndjeshëm ndaj dy gishtërinjve, kamerë 3 megapikselëshe prapa, kamerë 0.3 megapikselëshe para, Wi-Fi, G-Sensor, bateri me jetëgjatësi prej shtatë orësh dhe rezolucion ekrani prej 1024 x 600 piskela.

Ai është një tablet 7 inçësh që duket se është dizajnuar për ata që nuk dëshirojnë të shpenzojnë një pasuri të tërë në një tablet dhe përveç kësaj do të ofrohet në katër ngjyra. Ka edhe porte microSD e USB, dhe përkrahje edhe për GPS. 

Pjesa më e rëndësishme këtu megjithatë mbetet çmimi, që pavarësisht CPU’s më të dobët dhe sistemit operativ më të dobët se të konkurrencës, do të ketë efektin e vet në treg. Por a do të kushtonte më shumë po të kishte Honeycomb? Jo sepse Android ofrohet pa pagesë… Eh more Lenovo! /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>