Harduer

Lenovo prezanton laptopin ThinkPad S431 me Windows 8

May 2 2013
0 Shpërndarje
Lenovo prezanton laptopin ThinkPad S431 me Windows 8

lenovo thinkpadLenovo po vazhdon të nxjerrë PC të reja “touchscreen” me Windows 8.

Kompania ka prezantuar një pajisje të re në linjën ThinkPad, i cili është krijuar më shumë për pronarët e bizneseve. ThinkPad S431 ka një ekran 14 inç touchscreen.

Pamja mund të kthehet në një kënd 180 gradë duke e lejuar të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë për një shfrytëzim më të mirë të Windows 8 UI.

Tastiera ka gjithashtu shkurtime të përmirësuara për sistemin operativ të Microsoft-it. Notebook-u ka një procesor Core i7 dhe mbështet deri në 8 GB RAM si dhe 500 GB HDD.

Lenovo thotë se laptopi ka një jetëgjatësi baterie deri në 9 orë, dhe nëse është e vërtetë, atëherë është e mahnitshme. Pajisja do të dalë në shitje në qershor me një çmim 699 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>